Lëvizja për Reforma: Lidhja e Prizrenit, rilindje e vullnetit mbarëkombëtar për bashkim!

Lëvizja për Reforma – PDSH ka uruar shiqptarët 137 vjetorin e Lidhjes Shqiptare tw Prizrenit.

“10 Qershori i vitit 1878, dita kur u mblodh në Prizren Lidhja e Shqiptarëve, është datë e shënuar e historisë tonë kombëtare. Është ngjarje me rëndësi të madhe historike për fatet e kombit tonë, kur iu bë ballë copëtimit të trojeve tona që kërkonin Porta e Lartë e Perandorisë Osmane në bashkëpunim me carizmin rus.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit përbën moment kruçial historik, të bashkimit të të gjitha energjive të popullit shqiptar, patriotizmit, dashurisë për atdheun, tokës, gjuhës, kulturës, por edhe përmblodhi përpjekjet politike e diplomatike të të parëve tanë për tu bërë bashkë kundër të gjitha përpjekjeve dashakeqe për të copëtuar tokën shqiptare.

Kjo datë historike, përbën nderimin tonë të jashtëzakonshëm për gjithë delegatët e Kuvendit Mbarëkombëtar, nga të gjitha trojet shqiptare nga katër vilajete, që i dhanë kahje përpjekjes shqiptare për çlirim, por mbetet edhe frymëzim i vazhdueshëm për të punuar sa më shumë në ruajtje dhe kultivim të këtyre vlerave të mëdha historike”, thuhet në urimin e Lëvizjes për Reforma.

Lajme të ngjashme

Back to top button