Ministri i Brendshëm i Kosovës papritur në Shkup

Ministri i Brendshëm i Kosovës Skender Hyseni sot pa paralajmëruar më parë ka udhëtuar drejt Shkupit.

Lajmi për këtë  vizitë të papritur është njoftuar nga Koha Ditore, ndërsa jozyrtarisht mësohet se një nga temat kryesore të vizitës do të jetë ngjarja e fundit e 9 majit në Kumanovë dhe zhvillimet më pas.

Ministri Hyseni është nisur drejt Shkupit menjëherë pas mbledhjes së 14 – të Këshillit Ekzekutiv te Komiteteve Lokale për Siguri publike, që po mbahet në Hotelin Emerald.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë edhe përfaqësues të Policisë se Maqedonisë.

Nuk ka informata nëse ministri Hyseni ka shkuar në Maqedoni për biseduar për incidentin që një muaj më parë ndodhi në Kumanovë me ç’rast qenë vrarë nëntë shtetas të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button