Prani e policisë në Vaksincë të Kumanovës

Sot në fshatin Vaksincë të Kumanovës ka prani të shumtë të policisë.

“Ka lëvizje të shumtë të policisë nëpër fshat, kryesisht nëpër vendet ku janë të strehuar emigrantët.”-thonë për Portalb banorët e fshatit. Ata shtojnë se besojnë që do të ketë kontroll nëpër shtëpitë ku aktualisht janë duke qëndruar emigrantët.

Gjatë ditëve të fundit u shtua shumë numri i emigrantëve që erdhën në këtë fshat të Kumanovës.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski konfirmoi prezencën e forcave të sigurisë në fshatin Vaksincë, të Kumanovës. Por sipas tij nuk ka diçka për t’u shqetësuar. “Bëhet fjalë për aktivitete të rregullta dhe ligjore të njësive”- deklaroi Kotevski për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button