Mitev do të udhëheq Gostivarin drejt kreut të tabelës

Mite Mitev prej sot ka marrë timonin e KF Gostivarit, i cili do të duhet që të drejtojë ekipin drejt rezultateve më të mira dhe ikjes nga pjesa e poshtme e tabelës.

Këtë e ka thënë edhe sekretari i klubit Almir Dauti: “Pas shumë përpjekjeve kryesia e KF Gostivari arriti marrëveshje që Mite Mitev, i cili do të drejtoj skuadrën në vazhdim të kampionatit. Mendoj se kemi bërë zgjidhjen më të mirë në këto momente”.

Mitev do ta drejtojë ekipin Gostivarit në ndeshjen e xhiros së 9-të kundër Euromilk në Lisiçe. KF Gostivari pas 8 ndeshjeve të zhvilluara në sezonin vjeshtor ka fituar vetëm 5 pikë, me një fitore dhe dy barazime. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button