Gjykata e Strasburgut e ka pranuar ankesën e Millçinit për lustrim

Gjykata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg e ka pranuar padinë e njeriut të parë të Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni, Vlladimir Millçin. Padia ka të bëjë lidhur me vendimin e Komisionit për lustrim dhe më pas të Gjykatës administrative në Maqedoni.

Millçin për Kirilica deklaroi se do të presë që gjykata të mos jetë në shërbim të regjimit të Gruevski dhe pastaj do të ngrit padi edhe lidhur me atë se është përgjuar dhe është ndjekur nga policia e fshehtë, një kohë të gjatë.

“Nuk pres punë të shpejtë nga këto institucione e aq më pak nuk pres drejtësi nga kuadrot e përzgjedhura nga Musa Xhaferi e Sasho Mijallkov.  Jam lodhur nga pritja e një zgjidhje lidhur me lustrimin tim. Erdhi edhe kjo ditë un e dërgova padinë time në gjykatën për të drejtat e njeriut në  Strasburg dhe gjykata e pranoi. Drejtësi ka por është pak e ngadaltë”, deklaroi Millçin.

Ndryshe, në vitin 2011 Komisioni për lustrim e shpalli Vlladimir Millçin si spiun ose bashkëpunëtorë me shërbimet sekrete në kohën e Jugosllavisë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button