Messi: Tash, një titull për Argjentinën!

Mbreti i futbollit botëror, Lionel Messi i është bashkuar Kombëtares së Argjentinës në Kupën e Amerikës së Jugut.

Messi pasi pushtoi Evropën me Barcelonën, tani synon ta bëjë të njëjtën gjë në Kili në Kupën e Amerikës së Jugut. Messi ka premtuar se do ta sjell këtë trofe duke thënë se është një dëshirë e madhe e të gjithve.

“Pasi nuk arritëm ta bëjmë në Botëror, tani është koha që të fitojmë këtë garë. Argjentina është ndoshta përfaqësuesja më favorite dhe për këtë ne jemi të bindur. Jemi shumë të fokusuar në këtë kupë, sidomos unë dhe Mascherano që vijmë pas një suksesi të madh në Evropë” ka thënë Messi.

Lajme të ngjashme

Back to top button