RDK: Urime 137 vjetori i Lidhjes shqiptare të Prizrenit

Rilindja Demokratike Kombëtare uron 137 vjetorin e Rilindasve të Lidhjes së Prizrenit me shpresë që përvjetoret e ardhëshmë do të na gjejnë në një situatë tjetër nga kjo e tanishmja.

“Sot e 137 vite më herrët, burrat më të ndritur të kombit shqiptar u takuan në Prizren nga të gjitha trojet shqiptare për të lënë gjurmë të paharrueshme për kombin shqiptar me krijimin e Lidhjes së dytë mbarrëshqiptare, pas asaj të Lezhës me në krye Skënderbeun. Akti i Lidhjes solli një perspektivë të re për Rilindjen Shqiptare dhe përgjatë një shekulli mesazhet e Lidhjes së Prizrenit u lartësuan dhe u bënë aspiruese në përjekjet e vazhdueshme të kombit shqiptar.
Sot e kësaj dite, amaneti i Lidhjes së Prizrenit ngelën i parealizuar,me shpresë reale se ky amanet do të shoh ditë më të mira në periudhën që pason. ” thuhet në telegramin e urimit të RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button