Diplomohet gjenerata e njëmbëdhjetë e UEJL-së

Absolventët e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), të shtunën (13 qershor 2015), do të parakalojnë para prindërve dhe profesorëve të tyre, në kuadër të ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së XI-të.
Pritet që në ceremoni të marrin pjesë rreth 2 mijë të ftuar, kurse për anën artistike ekipi organizues ka ftuar korin e Shkodrës dhe këngëtarin Selami Kolonja.
Ceremonia, do të fillojë në orën 16:00, ku studentëve do t’u drejtohet rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Zamir Dika dhe kryetari i Bordit, Prof. Dr. Denis Farington, si dhe ministri i Arsimit i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.
Studentëve më të mirë, të zgjedhur nga secili fakultet me notë mesatare 10.00, do t’u jepet mirënjohje e veçantë, e cila do t’u shërbejë në karrierë.
Dizajnimi i skenës është menduar të shprehë shpirtin e studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore të orientuar drejt së ardhmes dhe tendencës për të qenë të parët në të gjitha fushat.
Për të marrë pjesë në këtë ceremoni që UEJL e ka promovuar dhe mbajtur i pari në rajon, janë ftuar përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Shkup, përfaqësues të pushteti vendor dhe mysafirë të tjerë.
Studentët pritet që të shfaqin një performancë artistike, e cila do të jetë befasi për të gjithë.

Lajme të ngjashme

Back to top button