Becchetti kërkon 160 milionë euro nga qeveria shqiptare

Biznesmeni italian, Francesco Becchetti, i vënë nën akuzë nga Prokuroria shqiptare, në fakt po kërkon të fitojë 160 milionë euro në tavolinë nga shteti shqiptar.

Sipas A1Report, ai e ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar për dy koncesione të dhëna nga qeveritë e Fatos Nanos dhe Sali Berishës.

Në rastin e parë bëhet fjalë për projektin e famshëm të përpunimit të mbetjeve, që shkaktoi një tërmet reagimesh në Shqipëri.

Për shkak të anulimit të këtij koncesioni për kompaninë Albaniabeg, ai kërkon 150 milionë euro.

Në rastin tjetër, për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, ai kërkon 10 milionë euro dëmshpërblim në lidhje me TVSH-në për këtë projekt.

Sipas A1Report, Becchetti është një “mjeshtër” i këtyre manovrave, pasi duke futur në një konsorcium Deutsche Bank, ai u mori atyre një dëmshpërblim gjigand prej rreth 160 milionë euro në tetor të vitit 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button