LG G4c gjendet në tregun europian

Kompania LG nxjerr në shitje telefonin G4c, të cilin e ka prezantuar muajin e kaluar së bashku me G4 Stylus. LG G4c ka ekran 5-inç me rezolucion 1280×720 pikselë, procesorin Snapdragon 410 me tetë bërthama, 1 GB RAM memorie, 8 GB memorie të brendshme.

LG G4c është një telefon që për momentin është në dispozicion në Holandë, kundrejt çmimit prej 248 euro, ndërsa konsumatorët në Britani mund të porosisin këtë smartfon me të njëjtin çmim. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button