Dita e fundit në shkollë , prej nesër nxënësit në pushime verore

Për rreth 280.000 nxënës të shkollës fillore dhe të shkollave të mesme sot përfundon viti shkollor 2014/2015 dhe fillon pushimi veror. Njëherësh, sot është edhe dita e fundit e testimit të sivjetmë ekstern, me të cilën në nëntë ditët e kaluara janë përfshirë gjithsej 183.280 dhe 17.803 arsimtarë.

Maturantët i pret dhënia e maturës shtetërore e cila fillon nesër me testimin e gjuhës amtare dhe letërsisë.

Gjysmëmaturantët i pret regjistrimi në arsimin e mesëm i cili është i obligueshëm. Paraqitja e parë për regjistrim në afatin e qershorit është më 22 dhe 23 qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button