Prej sot është i hapur Aqua parku në Shkup

­ Aqua parku i cili punon në kuadër të qendrës sportive “Boris Trajkovski” sot do të hapet për vizitorët. Akua parku do të punojë çdo ditë prej orës 10 deri në orën 20, ndërsa për sigurinë e vizitorëve edhe këtë vit do të kujdesen 36 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit nga Kryqi i Kuq.

Bileta do të kushtojë 300 denarë, ndërsa do të ofrohet edhe pako familjare për katër persona për 1.000 denarë. Bileta për fëmijë nën moshën 13 vjeçare do të jetë 200 denarë, ndërsa bileta për fëmijët nën moshën katër vjeçare do të jetë falas.

Për vizita grupore do të ketë lirim deri në 30 për qind. Në suaza të akua parkut do të punojnë edhe tre kafene dhe një restorant.

Lajme të ngjashme

Back to top button