fbpx

MPB lëvdohet për aksionin policor në Kumanovë

“Policia e cila ka qenë e ngarkuar për ruajtjen e njërit prej të arrestuarve nga grupi i armatosur në Kumanovë, i cili arriti të arratiset, kanë vepruar në mënyrë jo- profesionale dhe në të kundërtën e procedurës policore në raste të këtilla, duke e lënë të dyshuarin pa mbikëqyrje”, thuhet në fund të raportit të Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale (SKBSP),  për aksionin policor në Kumanovë, që sot pasdite u njoftua në faqen e interneti të MPB, saktë 1 muaj pas ngjarjeve në Lagjen e Trimave.

Nga kontrolli i brendshëm kanë dërguar propozim “për nisjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinuese deri tek komisioni kompetent disiplinues”.

Ndërkaq, sipas raportit, aksioni policor në Kumanovë është zhvilluar në përputhje me rregullativën ligjore në pjesën e përdorimit të armës së zjarrit dhe gjatë arrestimit të anëtarëve të grupit.

“Është konstatuar se aksioni është zbatuar sipas planit të hollësishëm të përgatitur dhe sipas anekseve të planit, i realizuar përmes shtabit të veçantë, i formuar për komandimin dhe koordinimin e aksionit në terren. Është konfirmuar se më 9 maj, rreth orës 4 e 30 minuta, ekipet e Repartit për njësi speciale, kanë dalë në terren me detyrë që të hynë dhe t’i sigurojnë objektet e detektuar më herët. Rreth orës 5 e 10 minuta, gjatë afrimit të objekteve në Lagjen e Trimave, ka pasur sulm ndaj nëpunësve policor  me armë zjarri të kalibrit të ndryshëm dhe mjete shpërthyese nga më shumë drejtime, me çka u është rrezikuar jeta nëpunësve policor. Për shkak se janë plotësuar të gjitha kushtet për përdorimin e mjeteve të detyrimit në përputhje me rregullativën ligjore, ndërsa për refuzim të sulmit të afërt apo të largët me armë zjarri dhe mjete shpërthyese ndaj nëpunësve policor, si dhe për shkak të nxjerrjes së policëve të vrarë apo plagosur, pas urdhrit të shtabit është përdorur armë zjarri si dhe armë të veçantë, mjete shpërthyese dhe autoblinda të cilat i posedon njësiti në përputhje me formacionin”, thuhet në njoftim.

Sipas SPB-së, nga pjesëtarët e njësive speciale me etapa dhe në mënyrë sistematike janë mposhtur pozicionet e grupit të armatosur deri në neutralizimin e tyre më 10 maj.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close