Popovska propozon një njësi zgjedhore me numër të njëjtë të grave dhe burrave në listë

Deputetja Liljana Popovska nga RDM mbështet propozimin për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje me një njësi zgjedhore, që e dorëzoi Pavle Trajanov.

Siç shkruan në njoftimin e RDM, një njësi zgjedhore ka qenë dëshira e tyre e kamotshme.

Popovska planifikon të ngrit amendamente të ligjit edhe për numrin e barabartë të grave dhe burrave nëpër lista të hapura.

“Gjithë këto ndryshime do të mundësojnë pjesëmarrje individuale të partive në qendër dhe partive pakicë dhe formimin e koalicioneve post- zgjedhore me qeveri më demokratike, pa dominim absolut në njërën prej partive më të mëdha. Jemi të bindur se ndryshimi i modelit zgjedhor në këtë drejtim do të jetë investim i vazhdueshëm në stabilitetin dhe karakterin civil të shtetit”, shkruan në njoftimin e RDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button