Mot me diell, pasite shi

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Në orët e pasdites do të ketë kushte për jostabilitet të shkurtë, të ndjekur me shi dhe me bubullima.

Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët nga verilindja në pjesët verilindore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të ulet prej 8 deri 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri 32 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të rreshjeve të shiut me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 14 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 31 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim pritet mot kryesit stabil dhe i thatë. Në disa vende ende është e mundshme paraqitje e izoluar e rreshjeve të shiut me bubullima të rralla.

Lajme të ngjashme

Back to top button