McLaren F1 i ‘Mr. Bean’ shitet i aksidentuar për tetë milionë funte

Rowan Atkinson ka arritur të sigurojë një fitim të madh pasi shiti super-makinën e tij McLaren F1 për tetë milionë funte – katër vjet pasi u aksidentua me të dhe u bë “përfituesi më i madh britanik nga kompanitë e sigurimeve”.

Komiku e kishte blerë makinën e tij të dashur McLaren F1 më 1997 për rreth 540.000 funte.

Më 2011, pasi u ndesh me të në një pengesë në rrugë në Oxfordshire, kompania e tij e sigurimeve e kishte dëmshpërblyer pronarin me 910.000 funte, dëmshpërblim që është menduar të jetë një prej më të mëdhenjve ndonjëherë në ishull.

Por, ndonëse shumica e makinave do ta humbnin vlerën pas pësimit të një aksidenti të rëndë, super-makina e Atkinson është ndryshe dhe çmimi i saj ka vazhduar të rritet, transmeton Koha.net.

Mr. Bean, siç njihet aktori në bazë të rolit që e bëri të famshëm, vendosi se është koha që ta shiste makinën.

Ai e vuri në treg me një çmim prej tetë milionë funtesh në sallonin e makinave ekskluzive, “Taylor & Crawley”. David Clark që është pronar i këtij salloni, e ka konfirmuar shitjen.

“Të gjithë jemi të stërkënaqur me shitjen. Kishte interesim nga e gjithë bota, por atë e bleu një britanik. Është një prej shitjeve më të shtrenjta në Britani. Rowan është i kënaqur, por edhe pak i mërzitur pasi ka kaluar shumë kohë me të”, ka thënë Clark, raporton Mirror.

Lajme të ngjashme

Back to top button