fbpx

Ky është versioni i fortë i telefonit të Samsung!?

Samsung Galaxy S6 Active është bërë zyrtar dje gjatë ditës, dhe tani janë bërë të ditura të gjitha specifikat e këtij modeli të ri të telefonit.
Samsung Galaxy S6 Active do të shitet ekskluzivisht përmes AT&T në SHBA, ndërsa ky model është menduar të jetë variant më i fortë i Galaxy S6, i cili mund të merret edhe në ambientet e punës fizike. Telefoni është rezistent ndaj ujit dhe ndaj pluhurit.

Telefoni sjell ekranin me diagonalen prej 5.1 inç në Quad HD me 2560 x 1440 piksel, procesorin 8 core 64-bit Samsung Exynos 7420 si dhe 3GB RAM.

Memoria e brendshme e Samsung Galaxy S6 Active ofron 32GB, pa mundësi zgjerimi. Galaxy S6 Active do të vijë me Android 5.0.2 Lollipop dhe rrjetet 4G LTE, HD Voice,WiFi dhe Bluetooth, si dhe baterinë me 3500 mAh. (Telegrafi)

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close