Shpjegohet misteri i dritave në Oqeanin Atlantik

Në Oqeanin Atlantik jo rrallë shihen drita misterioze që janë fotografuar edhe nga sistemi satelitor NPP (National Polar-orbiting Partnership satelite). Ato, padyshim janë mbresëlënëse por deri vonë askush nuk dinte të shpjegonte prej nga vijnë e as çka i shkakton.

Përkitazi me dritat oqeanike ka pasur shumë spekulime, madje disa kanë shkuar aq larg sa që shpjegoheshin si rjedhoja të “një force elektrike të gjeneruar nga krijesa misterioze nënujore detare?”.

Megjithatë, ka shpjegime racionale, e ndër to padyshim është edhe ai i NASA -së.

“Dritat oqeanike, këto spote të vogla të arta , të dukshme në oqeanin blu, nuk kanë të bëjnë as me vendbanime njerëzore e as me zjarr ose puse gazi. Dritat, në fakt janë dritat e anijeve të shumta të peshkimit dhe e anijeve. Në orët e natës barkat e anijet lëshojnë një dritë e cila është e destinuar për peshkimin natën të një lloji të kallamarit (Argentinus ILLEX) . Ky kallamar lëviz në det të hapur dhe është shumë i kërkuar nga peshkatarët”, shpjegojnë në NASA.

Peshkatarët përdorin fenerët ndonjëherë deri në 300 kilovatë për të zbuluar më lehtë kallamarin. /infoglobi/

Lajme të ngjashme

Back to top button