fbpx

Tetovë, kallëzim penal për tentim për vrasje

SPB Tetovë dorëzoi kallëzim penal kundër M.D. (31) nga Tetova për vrasje në tentim, ndërsa gjykatësi në procedurë paraprake i shqiptoi masë paraburgim prej 30 ditësh.

Siç informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski, M.D. është i dyshuar se gjatë një rrahjeje që ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00 para kafe barit “Bibi” në Tetovë, me thikë i ka shkaktuar më shumë therje dhe të prera nëpër trup dy vëllezërve të moshës 38 dhe 50 vjeç.

M.D. që gjatë ditës së sotme, sipas Josifovskit, do të dërgohet në repartin paraburgues në burgun në Shutkë.

Dy vëllezërit për shkak të seriozitetit të lëndimeve të marra që të dielën nga Spitali klinik i Tetovës janë bartur në klinikat e Shkupit. Njëri, i cili është ende në gjendje të rrezikshme jetese, ende ndodhet në mjekim spitalor, ndërsa i dyti pas ndihmës së dhënës mjekësore është lëshuar në shtëpi.

“Kundër dy vëllezërve, si dhe kundër një personi tjetër i cili së bashku me ta ka marrë pjesë në rrahjen me M.D.  policia dorëzoi  kallëzime për pjesëmarrje në rrahje”, tha Josifovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button