Horoskopi ditor, e enjte 11 mars 2021

Dashi

Jeta juaj ne çift do jete e paqëndrueshme gjate gjithë ditës. Nuk do ndiheni aspak mire ne krahët e partnerit tuaj dhe marrëdhënia ne çift mund te ketë luhatje. Beqaret nuk duhet te dëshpërohen edhe sikur te mos e gjejnë shpirtin e tyre binjak sepse do vije edhe dita e tyre. Ne planin financiar duhet t’I bëni mire parashikimet dhe te mos shpenzoni shuma marramendëse.

Demi

Do jeni shume konfuze sot ju te dashuruarit dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Nuk duhet kurrsesi te merrni vendime te nxituara. Beqaret do jene te përhumbur dhe as qe do ju shkojnë ne mendje krijimi i një lidhjeje. Financat duhet mbajtur nen kujdes gjate gjithë kohës. Çdo shpenzim duhet ta kryeni me kujdes e maturi qe te mos keni probleme e vështirësi me pas.

Binjaket

Konfigurimi i yjeve do jete i mire gjate gjithë kësaj dite dhe jeta juaj ne çift do ece për mrekulli. Shfrytëzojeni çdo çast kur te jeni pranë te dashurit te zemrës dhe keni për t’u ndier mire. Beqaret do jene me realiste dhe nuk do hedhin hapa te nxituara vetëm për te ndryshuar statusin sa me shpejt. Dielli do jete planeti i favorshëm për financat. Mund te kryeni edhe disa investime.

Gaforrja

Do i jepni me shume prioritet se çdo gjë tjetër sot jetës ne çift dhe do e bëni partnerin te ëndërroje ne çdo moment. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do lodhen pak se kërkuari dashurinë, por do ja dalin mbanë. Ne planin financiar do keni vështirësi për te kryer te gjitha shpenzimet e menduara. Situata nuk do jete aspak ashtu si e keni dashur.

Luani

Dite e zakonshme dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë dhe mos mendoni çfarë do thonë te tjerët. Beqaret nuk duhet te nxitohen te fillojnë një lidhje me një person qe i josh pa fund, por qe nuk dine shume informacione për te. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe mund te kryeni investime afatgjata.

Virgjeresha

Do kënaqeni pa fund sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat kane për t’iu ecur ashtu si i keni dëshiruar gjithmonë. Kënaqësitë do jene te pafundme dhe here pas here do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Beqaret nuk duhet te kërkojnë asgjë te pamundur sepse çdo gjë është e përcaktuar kur do ndodhe. Ne planin financiar do dini si t’i menaxhoni paratë qe do keni neper duar dhe nuk do keni aspak vështirësi.

Peshorja

Fati do ju buzëqeshë ne çdo moment sot juve qe jeni ne një lidhje. Do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur dhe do jeni me te qete. Beqaret do fillojnë një histori dashurie afatgjate dhe mjaft emocionuese. Buxheti fatmirësisht do jete me I qëndrueshëm se disa kohe me pare. Do i bëni mire llogarite, do kryeni edhe shpenzimet e nevojshme dhe do hiqni edhe para mënjanë.

Akrepi

Do jeni shume te shqetësuar për një çështje delikate sot ju qe jeni ne një lidhje dhe kjo nuk do ju lere te qete ne asnjë moment. Mire do jete te flisni sa me hapur me partnerin. Beqaret do jene te matur dhe nuk do pranojnë çdo ftese qe do ju behet. Ne planin financiar do jeni konfuze dhe nuk do dini çfarë te bëni për ta ndryshuar situatën. Shpesh do gjendeni ne vështirësi.

Shigjetari

Do jeni ne humor shume te mire sot dhe gati për te bere çdo lloj çmendurie vetëm për te përjetuar emocione pa fund. Partneri do ndiheni mire dhe I mrekulluar. Beqaret do jene me fat dhe do e gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar do i bëni mire llogarite dhe gjithçka do ju ece me se miri. Mund te hiqni edhe disa para mënjane për te ardhmen.

Bricjapi

Mos u qani për çdo gjë sot ju qe jeni ne një lidhje sepse do e mërzitni partnerin dhe ai do dëshirojë te ndahet prej jush. Beqaret do vazhdojnë te jene ende ne kërkim te princin te kaltër, por fatkeqësisht pa fat. Duhet ende te presin edhe disa kohe. Ne planin financiar do keni momente te vështira. Kërkoni ndihme nga familjaret sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.

Ujori

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e kënaqshme sot dhe here pas here mund te keni debate te ashpra. Tregohuni te matur. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos mbeten me vetëm. Shume gjera do jene me ndryshe. Ne planin financiar perspektivat nuk do jene te mira. Nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme dhe do ndiheni keq.

Peshqit

Do përjetoni ndjesi te forta sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni me te plotësuar se kurrë me pare. Partneri do përgatisë surpriza te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do jene gati te ndryshojnë status edhe pse mundësitë do jene te shumta. Për financat do jete dite katastrofike. Mos bëni edhe me shume çmenduri sepse do keni probleme afatgjata.

Lajme të ngjashme

Back to top button