UNICEF paralajmëron Francën, 1 në 5 fëmijë në prag të varfërisë

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), njoftoi se mbi 3 milionë fëmijë në Francë ndodhen në kufirin e varfërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të UNICEF një në çdo 5 fëmijë në këtë vend vazhdon jetën në prag të varfërisë, ndërsa afërsisht 30 mijë fëmijë janë të pastrehë dhe numëri i fëmijëve që jetojnë në lagjet e varfëra janë afërsisht 9 mijë.

Në raportin ku theksohet se çdo vit 140 mijë fëmijë për shkak të pamundësive detyrohen të braktisin shkollën, thuhet gjithashtu se mes viteve 2008 dhe 2012 numri i fëmijëve që jetojnë nën nivelin e varfërisë sëbashku me familjet e tyre ka shënuar një rritje me rreth 440 mijë.

Kryetarja e degës së UNICEF në Francë, Michele Barzach duke theksuar se “raporti i fundit i publikuar është në përmasat alarmante” ajo tha se “autoritetet duhet të mobilizohen për të gjetur një zgjidhje ndaj këtij problemi”.

Barzach gjtihashtu ka paralajamëruar se pavarsisht të gjitha përpjekjeve fëmijët të cilët kanë mbetur nën nivelin e varfërisë përveç varfërisë përballen edhe me kërcënimin e përjashtimit social dhe diskriminimin.

Në raportin ku ndaj qeverisë janë sjellë propozime konkrete për përmisimin e kushteve të jetesës së fëmijëve janë dënuar mos gjetja e një zgjidhjeje veçanërisht për fëmijët jetimë dhe për fëmijët emigrantë të cilët jetojnë në lagjet e varfëra.

Lajme të ngjashme

Back to top button