Rama: Bllokimi i Agon Channel sukses

Kryeministri i Shqipërisë ,Edi Rama ka reaguar sot në llogarinë e tij në Facebook lidhur me skandalin e sipërmarrësit italian Francesco Becchetti për pastrim parash.

Rama ka thënë se bllokimi i aseteve të kompanive të zotëruara nga Becchetti është një sukses.

“Dekriminalizimi gjethe fiku qe bie e nxjerr cullak PD kur goditet krimi! Bllokimi i burimit te parase se zeze qe ushqente AgonCH nje sukses!”, shkruan Rama në fb.

Ai ka sulmuar edhe PD duke thënë se dekriminalizimi është si një gjethe fiku e cila nxjerr zhveshur Partinë Demokratike.

Prokuroria ka lëshuar një urdhër-arresti për Becchettin dhe mamanë e tij Liliana.

Ai akuzohet për pastrim parash të dhjetëra miliona eurove.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button