Recension: Nuk do të shkojmë në zgjedhje pa qeveri kalimtare

Akoma pa e bërë “një natë gjumë”, marrëveshja e Hanit u gjet në gazetë në version të VMRO-DPMNE-së!

Nuk kaloi as një ditë nga negociatat në vilën e BE në Përzhinë të Shkupi, ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, të cilave iu bashkangjitën edhe palë të tjera të interesuara, është publikuar një artikull në të cilin sugjerohet ndërprerja e negociatave edhe atë nga ana e LSDM-së, edhe atë në nëntitul (“LSDM-ja do ta prishë atë që është negociuar me Hanin”). Këtu shumë me rëndësi është data kur është publikuar teksti, për shkak se, gjatë ditës së nesërme, domethënë të premten, më 5 qershor, ishim dëshmitarë të ndryshimeve dramatike sa i përket negociatave dhe interpretimit të tyre. Megjithatë, duke pasur parasysh përmbajtjen e cila të enjten në mëngjes iu ofrua lexuesve, del se ose gazeta ka njerëz që e parashikojnë të ardhmen, ose disa hapa të negociuesit kanë qenë të njohura që më parë? Gazeta nuk ka ndihmon që ta sqarojmë këtë dilemë, mirëpo sugjeron se fotelja e Gruevskit në negociata qenka “e pakontestueshme”?

Dnevik-Han-DogovorLinku deri te artikulli origjinal: Nuk do të shkojmë në zgjedhje pa qeveri kalimtare

Data dhe koha e publikimit: 04.06.2015, 09:33

Data e recensionit: 08.06.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

A janë ndryshimet në Kodin zgjedhor, pastrimi i Listës zgjedhore, si dhe një sërë çështjesh tjera që ndërlidhen me procesin zgjedhor, ndryshimet e caktuara kadrovike te pushteti, si dhe grupet ndërpartiake të punës që do t’i harmonizojnë dallimet ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, mekanizëm për tejkalimin e krizës? Ose, megjithatë LSDM-ja, nuk do të heqë dorë nga kërkesa për qeveri kalimtare që do ta anulonte atë që është negociuar pardje me komesarin Johanes Han për zgjedhje të reja më së voni deri në prill të vitit 2016?”

Ky është citim nga pjesa hyrëse e tekstit, i cili vetëvetiu është i kushtëzuar – domethënë nëse LSDM-ja insiston në kushtin për qeveri kalimtare, marrëveshja merr fund! Mirëpo, ashtu siç është shkruar, do të thotë se DPMNE-ja është ajo që kushtëzon!

Mirëpo, fillimisht duhet thënë diçka rreth përmbajtjes e cila publikohet në këtë medie, pavarësisht nga e vërteta. Në fakt, pjesë e marrëveshjes ishte që: të mos publikohet asgjë për detajet jashtë asaj që e tha ndërmjetësuesi Han! “Akoma “i përgjumur”, siç e shohim nga teksti, kjo marrëveshje doli në versionin në internet të kësaj të përditshmeje. Edhe atë jo si supozime të gazetës, por nëpërmjet një teksti mjaft të gjatë kemi përshkrim të ngjarjes nëpërmjet burimeve të shënuara si “me njohuri nga takimi”, “edhe njëra palë edhe pala tjetër”, “nga VMRO-DPMNE-ja jozyrtarisht thonë se”… që qartazi tregojnë se si pëshpëritës është shfrytëzuar njëra palë nga negociatat, e cila ishe obliguar që detajet t’i mbajë të fshehta!

Në një kuptim të caktuar, kjo e vë në dyshim vërtetësinë për përmbajtjen e takimit te media, për shkak se, pse në DPMNE do të ishin aq të zëshëm nëse gjithçka ka shkuar ashtu siç u ka konvenuar atyre? (e sipas asaj që thuhet në gazetë, ashtu duhet të jetë)! A qëndron prapa “ndërhyrjes”, faktikisht, një formë nëpërmjet të së cilës do ta detyronin LSDM-në të dalë nga negociatat dhe ato të dështonin?!
Pohimi se në LSDM kanë konfirmuar se çështja e qeverisë kalimtare as që është e hapur, nuk përkon me të vërtetën. Disa funksionarë të LSDM-së folën në ekranet e vogla (Ilinka Mitreva, Radmilla Sheqerinska), mirëpo njëra nuk kishte informata për bisedat, ndërsa e dyta, edhe pse pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë, iu përmbajt marrëveshjes për të heshtur për rrjedhën e negociatave! Pastaj, fakti se në Përzhinë thjesht është biseduar me orë të tëra, ndërsa zgjedhjet si afat kohor ishin përcaktuar në orën 13, në takimin e shkurtër informativ të Hanit, e hap çështjen – çka ka ndodhur pas asaj kohe, në orët në vijim! Pse negociatorët mbetën aq gjatë kur në deklaratën e njërit nga pjesëmarrësit – Ali Ahmetit, thuhet se çështjet shqiptare nuk janë hapur, ndërsa për të tjerat ja pasur kompromise. Kompromise për çka?

Është më se e sigurtë se ky tekst është i përgatitur që më parë, “marrëveshjen nuk e kanë lënë as të bëjë një natë gjumë”, menjëherë posa është larguar Hani, të mërkurën në mbrëmje, që të enjten herët në mëngjes të bëhet një spin rreth të asaj që, për momentin, për pushtetin, është, me sa duket, më e rëndësishme – ruajtja e foteles së kryeministrit!

Lajme të ngjashme

Back to top button