fbpx

Duke u marrë me diçka që është në rang të dytë harrojmë  atë që është në rangun e parë!

Ky mendim  vjen si rezultat i ngjarjeve të njëpasnjëshme dhe të pakëndshme në shoqërinë tonë muslimane në Maqedoni. Nga të dëgjosh dhe nga të lexosh vetëm flitet për politikë dhe për çështjet e qeverisë. Nuk themi se nuk janë me rëndësi. Medoemos që janë me rëndësi, pasi që nga ata varet jeta jonë ekonomike dhe sociale. Mirëpo, duke u marrë shumë me këto çështje, ne sikur harrojmë diçka edhe më me rëndësi. E ajo është “morali jonë”.

Po. Është morali jonë. Është pasqyra e të gjithë muslimanëve, qofshin meshkuj apo femra. Të rinj apo të moshuar. Shqiptarë, maqedonas, serbë, turq, boshnjakë apo etnitete tjera.  Është brenga e ardhmërisë sonë dhe pasardhësve tanë.

Si nuk e ngriti një zërin për atë se çka bëhet në BFI?! Si zgjidhen ata?! A janë të denjë për postin e tyre?! A veprojnë sipas sheriatit islam?! A veprojnë në interes të popullit të tyre musliman?! A i intereson vallë dikujt se si na përfaqësojnë krerët tanë në një institucion i cili është thelbi dhe baza e të gjithë muslimanëve në vend dhe jashtë tij?!

BFI është pasqyra e muslimanëve në vend. Është vendi ku merren dhe realizohen vendime shumë me rëndësi për muslimanët. Është një vend që çdo hall dhe problem i ynë duhet të zgjidhet dhe reagohet në mënyrë sa më të drejtë dhe korrekte. Është një vend, që kur një musliman ankohet për ndonjë çështje ti dilet zot. Është një vend, që kur një motër muslimane dëbohet nga puna për shkak se ajo mbron dhe realizon ritet fetare, duke mos dëmtuar askënd, të reagojë dhe mbrojë atë. Është një vend, që  të mbrojë të drejtat e gjithë popullit musliman  që jetojnë në këtë shoqëri. ..Është vendi, që duhet ti dalë zot çdo çështjeje islame. E nuk është vendi as për politikë e as për të realizuar interesat personale të dikujt!

A i shkon ndërmend dikujt që të merret pak me këtë institucion?! Themi se të gjithë jemi muslimanë. Po si e dëshmojmë këtë gjë ne?! A vetëm fjala “jam musliman” mjafton?! Ku janë veprat?! Ku mbeti mslimani i vërtetë të luftojë për çështjen e tij dhe të shoqërisë së tij?! Ku mbeti muslimani i vërtetë për të siguruar jetesën më të mirë për shoqërinë tonë?! A ka humbur burrëria “urtësia dhe mençuria” e muslimanëve në vend?! A ka humbur sinqeriteti dhe korrektësia ndaj vëllezërve dhe motrave muslimane?! Ku mbetën muslimanët që të mbrojnë çdo të drejtë, shkelje, diskriminim, malltretim…të fëmijëve, pleqve, motrave  dhe çdokujt që është i pa aftë për ti dalë zot vetes së tij?!

Të çuditesh me faktin, që thua se je i drejtë përpara Krijuesit, e në fakt pa drejtësinë më të madhe je ti që e bën, duke mos ndërmarrë asgjë. Duke mos ndryshuar asgjë. Duke pritur. Duke fjetur. Duke ia lënë dikujt tjetri që ta kryej atë që duhet ti ta kryesh, e ndërsa ai tjetri të pret ty! Të çuditesh me faktin që e bënë fenë lojë dhe mjet për të gërryer qytetarët dhe përfituar personalisht dhe në grup! Të çuditesh që mu ata që janë të denjë, kanë njohuri, e ndjejnë më afër “kushtimisht thënë” islamin dhe Krijuesin e tyre, janë mu ata që nuk bëjnë asgjë….

A nuk kanë asnjë drojë apo frikë se një ditë do të dalin përpara Krijuesit të tyre dhe do të japin llogari për të gjithë atë që vepruan dhe menduan se nuk i di askush!? A harrojnë atë që për “çdo ditë” e lexojnë në Kuran dhe Hadithe?! Kjo është për tu çuditur!

 

Njeriu më i mirë në sytë e Allahut është ai që është i thjeshtë, i butë, i moralshëm, i ndershëm, i përulur, i dijshëm…! Ndërsa, njeriu më i keq është ai arroganti, i rrepti, mendjemadhi, injoruesi, i pa moralshmi, nënvlerësuesi, nënçmuesi…

Kjo nuk është kritikë! Nuk është as fyerje, as ofendim!  Kjo është thjeshtë një brengë me të cilën duhet të merret çdo musliman në vendin tonë. Sepse harrojmë çelësin e mirëqenies dhe lumturisë në mesin tonë, duke vrapuar mbas materiales dhe interesave personale!

Prandaj, nëse nuk nuk merremi pak me çështjen që na tangon personalisht çdo muslimani, e ajo është “kush  na udhëheq dhe si na përfaqëson  neve”, atëherë kemi humbur rrugën e duhur dhe jemi duke rënë në humnerë, dita ditës më thellë e më thellë, e nga e cila nuk ka dalje asnjëherë!

Muhamedi savs ka thënë se një musliman me karakter të mirë, atë që e do për veten e tij e do edhe për vëllain e tij.! E ku jemi ne se!

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close