Spasov bën thirrje për padëgjueshmëri qytetare: Mos paguani rrymën, telefonin, ujin…

Ish ministri dhe ambasadori nga radhët e LSDM-së Gjorgji Spasov në një shkrim të tij të fundit bën thirje për padëgjueshmëri qytetare në Maqedoni.

Spasov u bën thirje qytetarëve në vend që të mos paguajnë faturat e energjisë elektrike, taksës radiodifuzive si dhe faturat e operatorëve celularë, që do të ishte një hap i fuqishëm i opozitës maqedonase kundër pushtetit të Gruevskit.

Me këtë veprim protestat e opozitës do të bëheshin më të fuqishme me mjete të vërteta të Gandit e jo me disko-ahengje.

“Mospagesë masive të faturave të Radiodifuzionit, mospagesë të faturave të rrymës, ujit, operatorëve celularë, grevë e punëtorëve të cilët marrin pagë minimale që punojnë në kompanitë e huaja, protestë dhe bllokim të udhëkryqeve, bllokim të hyrje-daljeve në institucionet e shtetit dhe krijim të vetëdijes se pa pajtueshmërinë e opozitës Gruevski nuk mund të mban pushtetin”, shkruan ish funksionari i lartë i LSDM-së, Gjorgji Spasov.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. O zotri Spasov, nëse doni ti rëzoni këto pushtetar, le të lëshon bombën e MOSTRES do shofish si bllokohet shteti, tre dit dhe bije edhe diktatori më i madh e jo kjo qeveri e kalbur.

Back to top button