Presidenti i Sllovenisë kërkon hetim të besueshëm për Kumanovën

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, publikisht bëri thirrje për një hetim të besueshëm rreth ngjarjeve në Kumanovë si hap i patjetërsueshëmm për proceset në rajon. Deklaratën e dha në Samitin e presidentëve në procesin “Brdo-Brioni” i cili mbahet në Budvë. Pjesëmarrës në samiti është edhe presidenti, Gjorgje Ivanov.

“Duhet të zbatohet hetim i besueshëm në lidhje me incidentin sepse rezultatet e këtij hetimi mund të jenë shumë të rëndësishme për proceset vendore dhe ndërkombëtare në rajon. Kështu,sot bëjmë thirrje për hetim të besueshëm i cili duhet të bëhet sa më shpejt. Pastaj, do të jetë lehtë të shohim si ta ndihmojmë Maqedoninë që ta vazhdojë rrugën e saj evropiane.”, ka thënë Borut Pahor – president i Sllovenisë

Lajme të ngjashme

Back to top button