Durguti fiton dhe merr edhe një ATP pikë

Tenisti shkupjan, Besir Durguti ka vazhduar të grumbullojë pikë nga ATP garat. Së fundi Besiri është dukë marrë pjesë në një turne shumë të fortë që po zhvillohet në Stara Zagora të Bullgarisë. Që në paraqitjen e parë Besiri ishte superior me kundërshtarin e tij, bullgarin Anton Georgiev, të cilin e ka mundur me rezultat 6:0 dhe 6:0.

“Jam i kënaqur nga loja që tregova, pasi edhe vet rezultati tregon se isha bindës në këtë duel. Por kjo nuk do të thotë se duhet të kënaqem me kaq dhe nuk mendoj se duhet ndalur këtu. Po shoh që nga dita në ditë po kam përparim në lojë dhe besoj se kështu do të vazhdoj edhe në paraqitjet tjera”, ka thënë për “Portalb” Durguti.

Durguti në rundin e dytë do të ketë një sfidë shumë të madhe, pasi që të enjten ai do të ketë përballje me Oriol Roca Batalla nga Spanja i cili është i 260 në ATP listë ose me bullgarin Gabriell Evtimov. Të përkujtojmë se ky turnir luhet për fond prej 10.000 dollarë. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button