LSDM për ndryshimin e emrave në Çair: Gruevski ka luajtur me ndjenjat e qytetarëve

Kryetari i Komisionit për arsim dhe shkencë në LSDM, Petar Atanasov në pres konferencën e sotme në kampin anti-qeveritar deklaroi se me dhunë po thyen disa procedura ligjore dhe ndalesa të inspektorëve.

“Lidhja social demokratike shpreh revoltin e tij për mënyrën se si Nikolla Gruevski po luan me ndjenjat e qytetarëve dhe fatin e emrave të shkollave në Komunën e Çairit.
Tentimet për thyerjen e dhunshme të disa procedurave ligjore dhe ndalesave të inspektorëve, dukshëm dikush qëllimisht i harron.
Tabelat te shkollat e ri emërtuara edhe përskaj ndalesës së inspektorëve qëndruan me vite. Tash opinioni përsëri është përballur me përfundimin e marrëveshjes politike midis Gruevskit dhe Ahmetit”, deklaroi ndërmjet tjerash Atanasov, transmeton zhurnal.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button