Promovohet broshura “Tetova, qytet me trashëgimi multietnike”

“Tetova, qytet me trashëgimi multietnike” është broshura e re informative turistike, e cila u promovua në Galerinë e Artit në Tetovë. Broshurën e ka përpunuar Aleanca Françeze në Tetovë, në bashkëpunim me partnerët Forumi Rinor Arsimor dhe klubi malor “Jelak”. Broshura përmban informata dhe fotografi të objekteve historike në Tetovë, vendeve me rëndësi historike në vendet rurale, dhe për malin e Sharit.

“E bëmë këtë broshurë për ta cekur pasurinë kulturore dhe natyrore në Tetovë dhe në regjionin, e cila nuk është shumë e njohur. Në broshurën ka informata për kisha, xhamia, dhe zona të ndryshme natyrore”, tha Zhuli Shamberlend e Aleancës Françeze në Tetovë.

Broshura “Tetova, qytet me trashëgim multietnik” është i shkruar me një kombinim të 300 mostrave, në anglisht dhe në frëngjisht, dhe shitet me çmim prej 150 denarëve.

Fondet e mbledhura nga shitja e broshurës do të përdoren për ribotimin e tij dhe distribucionin do e bëjnë partnerët lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button