Familjarët e të dënuarve në “Monstra”: Me 13-shin do të protestojmë kundër rasteve të montuara

Këshilli i familjarëve i  të burgosurve për rastin “Monstra” i përkrah protestat mbarë-shqiptare të 13 qershorit duke theksuar se e përshëndesin faktin që protesta do të jetë pa emblema partiake.

“Fati i familjarëve tanë  është humbur në labirintin e kuzhinave politike dhe kursesi nuk po e sheh dritën, andaj shpresojmë që edhe faktori ndërkombëtar të shtojë trysninë e tyre ndaj të gjithë akterëve në këtë labirint, sikur ndaj LSDM-së për taktizimin  me përgjimet lidhur me rastin “Monstra”, poashtu edhe ndaj pushtetit i cili edhe e ka realizuar këtë rast të montuar politik.

Ne shqiptarët, kemi qenë dhe jemi viktima të montimeve të shumta politike dhe sëpaku nëpërmjet protestave duhet të shpresojmë që të zbardhet fati i familjarëve tanë, por edhe i rasteve siç janë ai i Sopotit, Brodecit dhe të tjerave.

Poashtu u apelojmë qytetarëve që protestat të jenë të qeta dhe dinjitoze, ashtu siç na ka hije si popull paqedashës.” thotë Bedri Ajdari, familjar i të burgosurve për rastin “Monstra”.

Lajme të ngjashme

Back to top button