Dimitrov dhe Fuere: Han nuk ka lidhje me realitetin!

“A e zgjidhi krizën komisari Han?”, ishte pikëpyetja të cilin EU Observer e kishte vendosur si ditull për deklaratat kontroverse të eurokomisarit Johanes Hann për zgjedhjet në Maqedoni. Han është kritikuar ashpër nga ish-diplomati Nikolla Dimitrov dhe ish-ambasadori i BE-së, Ervan Fuere.

Në këtë artikull theksohet se nuk është për herë të parë që Han të japë deklarata të tilla kontroverse. Më 15 shkurt ai e solli në pikëpyetje shkeljen e lirive të mediave në Serbi. Përarsyen e këtyre deklaratave, Han jep përshtypjen e një komesari që s’ka lidhje me realitetin.

“Komesari, më shumë se të gjithë njerëzit tjerë, duhet të dijë se çështja e mediave, financimi i partive politike dhe aftësia e tyre që të udhëheqin kampanjë pa presione si dhe përdorimi i fondeve shtetërore nga partia në pushtet, gjithashtu janë një vlerësim i standardeve demokratike”, thuhet në artikull dhe plotësohet se zgjedhjet në Maqedoni janë problematike që nga viti 2006 kur Gruevski erdhi në pushtet”.

Marrëveshja e 2 qershorit, e arritur me ndërmjetësim të BE-së, thotë se zgjedhjet duhet të mbahen për 10 muaj, pasi paraprakisht duhet të bëhen reforma, si pastrimi i listave të zgjedhësve. Por, në Maqedoni patjetër duhet të bëhet shumë më shumë, patjetër duhet të dekontaminohet i gjithë sistemi politik, për të cilin nevojitet kohë”, shkruajnë Dimitrov dhe Fuere.

Opsioni për qeveri kalimtare për disa vende të ministrave për opozitën, por nën kontrollin e Gruevskit dhe partisë së tij është e ngjashme sikur lëvizja e karrikeve të një anije që po fundoset, thuhet në artikullin e EU Observer. Aty sqarohet se zgjidhja e krizës duhet të shkojë më thellë se lufta mes dy taboreve politike. Qeveria kalimtare duhet të përfshijë njerëz jashtë këtyre dy blloqeve dhe asesi nuk guxon të përfshijë në të, zyrtarë të pushtetit të cilët u demaskuan me skandalin e përgjimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button