Neziri: Vula e akreditimit- kod i vetëm dalës për bizneset vendore

Nën moton “Akreditimi: Mbështetje në sigurimin e kujdesit shëndetësor dhe social”, Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë (IARM) sot shënoi Ditën Botërore të akreditimit, në të cilin parqitje kishte Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri.

Ministri Neziri para të pranishmëve, mes të cilëve edhe  drejtor i institutit Tërpe  Ristoski dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup Nikolla Jankulovski tha se me këtë eveniment që organizohet çdo vit me rastin e kësaj dite, si pjesë e një iniciative globale në botë, Instituti për Akreditim siguron vendin e Republikës së Maqedonisë në hartën botërore të ngjarjeve globale dhe mundëson që të jemi pjesë e familjes botërore.

Ministri Neziri tha se akreditimi ka rëndësi të madhe për mirëqenien e ekonomisë, duke shtuar se në Republikën e Maqedonisë tani më kemi sistem të njohur dhe të dëshmuar të akreditimit, si në planin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar, sipërmarrësit tonë i kanë zvogëluar rreziqet gjatë menaxhimit si dhe shpenzimet gjatë punës, duke e përforcuar fuqinë e tyre ekonomike.

‘Duke ofruar prodhimet dhe shërbimet e tyre nën shenjën e akreditimit, më saktësisht me dokumente për testim, hulumtim dhe çertifikim të të dhënave nga organet vendore për akreditim, subjektet tona afariste përditë e ndërtojnë imazhin dhe njohjen në tregjet e huaja. Domethënë subjektet tona afariste – motori lëvizës i zhvillimit ekonomik, tani më nuk kanë nevojë për hulumtime shtesë, testime apo çertifikime të dyfishta apo shtesë për ti plasuar prodhimet dhe shërbimet e tyre, përkatësisht kanë plasman të sigurt të papenguar përmes eliminimit të barrierave teknike dhe tregtare’, tha ministri Neziri.

Drejtori i institutit Tërpe Ristoski theksoi se si një mjet që siguron dhe jep cilësi, akreditimi është i pranishëm në çdo sferë të jetës shoqërore dhe të punës edhe pse, siç tha ai, shpesh nuk jemi të vetëdijshëm për këtë.

“Për publikun e gjerë, vula e akreditimit është shenjë e njohjes së cilësisë. Inovacionet dhe zhvillimi i koncepteve të reja dhe praktikave të mira të punës, si dhe vula  e akreditimit paraqesin një element kyç në bërjen e diferencës në treg. Përdoruesit përfundimtarë shumë shpejt i vërejnë këto vlera”, tha Ristoski.

 

Në fund të evenimentit zyrtarisht u ndanë 54 çertifikata organeve të akredituara dhe reakredituara për vlerësimin e konformitetit për periudhën nga qershori i vitit 2014 deri në maj të vitit 2015, shifra më e lartë e lëshuar ndonjëherë për një periudhë prej një viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button