Hapet konkursi për studentët “Udhëtojmë në Evropë” 2015

Edhe këtë verë përmes projektit “Udhëtojmë në Evropë” 12 studentë nga Maqedonia do të fitojnë mundësi për ta njohur Evropën dhe për ta promovuar shtetin e tyre. Konkursi është i hapur për studentë të cilët kanë dëshirë për udhëtim, aventura të reja, dhe njohuri të reja.

Studentët që duan të jenë pjesë e ekipit që për 22 ditë do të udhëtojë përreth Evropës mund ti dorëzojnë aplikimet e tyre deri më datën 30 qershor. Konkursi është i hapur për të gjithë studentët në vitin e fundit të studimeve ose absolvent, të cilët kanë notë mesatare më të madhe se 8.0 gjatë studimit.

Realizuesit e projektit, shoqata qytetare MOST, me ndihmë prej donatorëve dhe sponsorëve, sigurojnë biletë të Inter Rail për udhëtim të pakufizuar me tren, kartele ISIC, sigurim rrugor, dhe një pjesë të fondeve që do të jetë e nevojshme për udhëtim, në kartele pagesore. Përveç kësaj, për të gjithë studentët që do të udhëtojnë, donatori Robert Bosch Stiftung organizon festival në Berlin, më 29 dhe 30 korrik, pas së cilit çdo student do ti vazhdon udhëtimet e veta rreth Evropës.

Konkursi për aplikim është i hapur deri më 30 qershor, dhe udhëtimi do të fillon me 28 korrik. Aplikacioni është elektronik, edhe formularët dhe të gjitha informatat për projektin mund të shihen në sajtin e projektit www.patvoevropa.org.mk.

Lajme të ngjashme

Back to top button