Elhaida Dani merr një çmim nga Eurovizioni

Edicioni i fundit i Eurovizinit i ka dhënë një çmim përfaqësueses shqiptare, pavarësisht vlerësimit të performancës së saj muzikore. Elhaida Dani kryeson listën e këngëtarëve të veshur më mirë në tapetin e kuq të Eurovizionit. Një sondazh i faqes zyrtare të Eurosong-ut, Wiwibloggs, ka nxjerrë fituese këngëtaren shqiptare sipas një sondazhi të realizuar online. Tri javë më parë, Vjena u pushtua nga yjet që parakaluan në tapetin e kuq, një natë para performimit në skenë. Fustani i verdhë, me të cilin Elhaida parakaloi në qilimin e kuq disa ditë para performancës në skenë, është zgjedhur më i miri nga sondazhi dhe nga vlerësimet e analistëve të Wiwiblog. Për këtë fustan, si edhe të gjitha veshjet e Elhaidës në festivalin europian, është kujdesur stilisti kosovar Valdrin Sahiti. Pas Elhaidës, e dyta në sondazh është renditur përfaqësuesja e Spanjës, Edurne, dhe e treta përfaqësuesja e Gjeorgjisë, Nina Sublati.

Ndër vlerësimet që i janë bërë Elhaidës në faqen zyrtare të kompeticionit europian thuhet se ajo ishte e vetmja që e ka vlerësuar prezantimin në tapetin e kuq, ndryshe nga shumë të tjerë që e kishin ngatërruar me një shëtitje në park. Shumë nga komentet e vlerësojnë zgjedhjen e këngëtares shqiptare, duke u shprehur se veshja e saj ishte nje magji prej Hollywood-i: “Ajo solli një diell të vërtetë në qilimin e kuq. Ishte e bukur dhe solli vërtet diçka të veçantë”, thuhet në faqen Wiwibloggs.com për Elhaida Danin.

Pas Elhaidës, e dyta më e votuar është renditur përfaqësuesja e Spanjës, Edurne, dhe e treta, përfaqësuesja e Gjeorgjisë, Nina Sublati.

Në krahun tjetër, si e veshura më keq në tapetin e kuq tq Eurovizionit, 1324 vota, renditet përfaqësuesja e Holandës, Trijntje Oosterhuis, e cila ishte veshur me një fustan të zi, “si për funeral”, thonë disa nga komentet në faqen zyrtare të Eurosong-ut. Pas Oosterhuis, e dyta në listë është përfaqësuesja serbe, Bojana Stamenov.

Lajme të ngjashme

Back to top button