Zyrtare: Zoran Zaev do të merr pjesë në takimin e liderëve në Bruksel

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe delegacioni i LSDM-së do të marrin pjesë në takimin e nesërm në Bruksel me komisarin për zgjerim të BE-së, Johanes Han. Këtë informatë e vëretuan sot nga selia e LSDM-së.

“Deklaratën e eurokomisarit Johanes Han bashkë me sekretarin gjeneral të OSBE-së, ku thotë se raporti final i OSBE/ODIHR-së  për zgjedhjet e kaluara parlamentare të 2014-it në Maqedoni gjen mangësi të shumta të procesit zgjedhor si dhe që duhet të zbatohen rekomandimet e misionit të OSBE-së, poashtu dhe thirrjen të arrihet marrëveshje për pikat e mbetura, më konkretisht, për një qeveri e cila do t’i përgatit dhe zbaton zgjedhjet e ardhshme, e vlerësojmë si konfirmim të fortë të pozicionit të eurokomesarit Han të thënë në bisedën telefonike me kryetarin Zaev dhe në deklaratën e shkrimit për Komisionin Evropian. Përpjekja e theksuar e eurokomisarit Han për hapjen e çështjeve thelbësore, për organizim të Qeverisë që të sjell zgjedhje të drejta dhe demokratike, hap rrugë për negociata fillimtare për zgjidhjen e krizës politike në shtet. Presim të zhvillohen negociata principiele duke u bazuar në parimin e barabarësisë.” thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button