Në një taksi me Marina Vjollcën (FOTO)

Moderatorja e njohur, Marina Vjollca është befasuar së fundi nga një dhuratë e pazakonte që i është bërë nga fansat. Tani, të gjithë dashamirësit e Marinës mund ta kenë atë me vete sa herë t’u nevojitet të përdorin shërbimin taksi në kryeqytet. Kjo është vepra e fundit që i ka bërë një fans biondes së njohur të ekranit, duke vendosur imazhin e saj mbi taksinë e tij. Fotot e printuara të Marinës, e fundit edhe ajo e natës finale të Top Festit, janë vendosur mbi një flamur amerikan që mbështjell të gjithë taksinë me mbishkrimin “My princess”. Në profilin e saj në Intagram, Marina e ka ndarë me të gjithë këtë surprizë nga adhuruesi i saj, i cili edhe në bluzën që mban veshur ka printuar foton e idhullit të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button