Recension: NË TRUP TË SHËNDOSHË SHPIRT I SHËNDOSHË: Kryeministri bën relaksim të vogël me një lojë futbolli pas bisedave të lodhshme

Në vend të një foto-lajmi të zakonshëm për aktivitetet sportive të një pjese të ekipit ministror, kuptohet, me kryeministrin në krye, është plasuar një material që i tejkalon kufinjtë e informimit “të zakonshëm” dhe futet seriozisht në territorin e marketingut politik, do të thoja marketing shumë i keq. Është përplot me formulime të panevojshme që nuk kanë për qëllim tjetër vetëm sa ta madhërojnë “shefin”.

Firefox_Screenshot_2015-06-07T21-42-44.086ZLinku deri te artikulli origjinal: NË TRUP TË SHËNDOSHË SHPIRT TË SHËNDOSHË: Kryeministri bën relaksim të vogël me një lojë futbolli pas bisedave të lodhshme

Data dhe koha e publikimit: 03.06.2015

Data e recensionit: 07.06.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

ILAÇ KUNDËR IDHUJTARISË MEDIATIKE

Kryeministri luan futboll në kohë të lirë, ashtu siç, apo jo, vozit biçikletë. Në rregull, nuk është ndonjë informatë, mirëpo ndoshta dikush mund të jetë i interesuar t’i shohë njerëzit që vendosin në shtet në fanela sportive. Ka pasur mundësi, pa asnjë vështirësi, të kalojë vetëm publikimi i disa fotografive si fot-lajm klasik, mirëpo jo! Është vendosur që nga “djersitja” e kryeministrit dhe e ministrave të bëhet tekst, i cili i ngjan njëfarë produkti nga koha e “Zastava film”-it. Qasja propaganduese është e pashmangshme:

“Pas rundit të djeshëm të bisedave të lodhshme me eurokomesarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johanes Han, kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjeti kohë edhe për pak relaksim. Pas bisedave ishte e mirëseardhur një lojë e futbollit të vogël.”

E pas leximit të këtij artikulli, i mirëseardhur është një ilaç për relaksim nga shqetësimet në lukth. “Kryeministri ka gjetur kohë për pak relaksim” – përshtypja është sikur publikut i imponohet ndjenja se duhe t’i vijë gjynah për politikanin konkret, i cili, përndryshe, është i paguar nga qytetarët për funksionin që e kryen. Në rregull, njeriut relaksohet, pse ka nevojë që prej kësaj të bëhet njëfarë idhujtarie mediatike. Еlementi i lavdërimit, pa nevojë është “betonuar” me paragrafin e fundit:

“Cili ekip arriti ta fitojë këtë rund nuk arritëm të kuptojmë, mirëpo objektivi ynë arriti ta kapë kryeministrin Gruevski dhe një pjesë të ministrave se si e zhvillojnë lojën e tyre, si profesionistë të vërtetë… në terrenin e futbollit!”

Hajde edhe një ilaç për shqetësim të lukthit. Shikuar nga aspekti gazetaresk, nuk është e qartë deri në fund se ç’ka dashur autori të thotë me atë se  “Gruevski dhe një pjesë të ministrave se si e zhvillojnë lojën e tyre, si profesionistë të vërtetë… në terrenin e futbollit!” A do të thotë kjo se janë aq të mirë sa që luajnë si profesionistë, ose janë politikanë – profesionistë, për të cilët futbolli është “fëmijë i vogël”? Titulli është tregim në vete, i anshëm, shembull se si nuk duhet të duket një konstruksion i titullit, e dini, diçka e llojit “Shoku Tito…”

Me të vërtetë, qëndron thënia “Trup i shëndoshë, shpirt i shëndeshë”, mirëpo autorët e kësaj thënieje me siguri nuk i kanë marrë parasysh tekstet e këtilla kur e kanë krijuar thënien e njohur.

Lajme të ngjashme

Back to top button