Ermira Mehmeti shqetësohet për Kumanovën

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti është takuar me ambasadorin Italian në Maqedoni Ernesto Masimo Beleli, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale politike ën Maqedoni.

Mehmeti Belelit i ka shprehur shqetësimin lidhur me zhvillimet aktuale në vend, dhe ka ritheksuar nevojën që dialogu i katër liderëve me Komisarin Han, të prodhojë sa më shpejtë mundësi për të lëvizur përpara.

“Shkëlqesisë së tij i shpreha shqetësimin tim që Qeveria po vonon me sanimin e dëmeve të shkaktuara në Kumanovë dhe se kjo vonesë nuk po ndihmon në rivendosjen e mirëbesimit të qytetarëve shqiptar tek institucionet e vendit. Bashkërisht vlerësuam nevojën urgjente për rikthimin e kursit evropian dhe normalizimit sa më të shpejtë të situatës në vend, në mënyrë që qytetarët të mos jenë më viktima të drejtpërdrejta të polarizimit të skajshëm të elitave politike”, theksoi Mehmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button