Teuta: Nuk do të hyj në politikë

Aktorja dhe prezantuesja e njohur, Teuta Krasniqi, ka deklaruar se ajo nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, ashtu siç ishte menduar.

Emri i Teuta Krasniqit është në listën e PDK-së për kandidatët për asamblenë komunale të kryeqytetit, por në fakt nuk është aktorja e njohur ajo që do të garojë në zgjedhje, njofton Telegrafi.

Bukuroshja e njohur për rolin e saj në serialin “Kafeneja Jonë” ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku i ka mohuar zërat se ajo mund të ketë hyrë në politikë dhe se emri në listën e kandidtëve të PDK-së është një tjetër person, por me të njëjtin emër.

“E kam të nevojshëm të bëj një njoftim qartësim: Shumë njerëz po më pyesin a jam në listë të asamblesë komunale të Prishtinës (PDK), sepse po figuron emri Teuta Krasniqi. Nuk jam në pyetje unë, është tjetër Teuta Krasniqi. Unë në politikë JO. Faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Teuta në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button