BFI formon Mexhlisin për fetva

Këto ditë, Rijaseti i BFI-së ka formuar institucionin e Mexhlisit për fetva. Institucioni në fjalë, do të veprojë në kuadër të Rijasetatit të BFI-së, i cili, duke u mbështetur në burimet autentike islame, në traditën dhe rrethanat tona, ka për obligim të jap sqarime dhe fetva mbi problemet e ndryshme fetare me të cilat ballafaqohen xhematet tona në përditshmëri.

Me këtë rast myslimanët e vendit do të kenë rastin dhe mundësinë që të marrin jo vetëm përgjigje dhe sqarime profesionale rreth çështjeve të ndryshme islame, por edhe përgjigje institucionale-zyrtare.

Shpresojmë se, fetvatë që do të jepen nga ky institucion, duke u elaboruar në baza të shëndosha islame mbi parimet e Shkollë Juridike Hanefite, (Medh’hebi Hanefi) do të shuajnë shumë dilema si dhe keqintepretime që vijnë nga fraksionet dhe individëve jokompetentë.

Anëtarë të këtij Mexhlisi u zgjodhën: Prof. Dr. Fahrudin Ebibi, Dekan i FSHI-së (muhadith), H. Alifikri ef. Esati, ish-myfti i Myftinisë së Tetovës (jurist islam), Prof. Jusuf Zimeri, Drejtor i Sektorit fetaro-arsimor pranë BFI-së (jurist islam), H. Isa ef. Ismaili, Myfti i Maqedonisë Lindore (jurist islam), Prof. Rexhep Jusufi, Myfti i Myftinisë së Shkupit (arabollog).

Pyetjet për çfarëdo problemi islam mund të drejtohen në këtë adresë elektronike: [email protected]. Po në këtë adresë do të merren edhe përgjigjet. Natyrisht, pyetjet mund të shtrohen në adresën e BFI në RM: rr. Çairska, nr. 52. Shkup. Macedonia (për Mexhlisin e fetvasë).

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Urojme per kete hap dhe shfrytezojme rastin qe bazua ne parimet islame te na pergjigjen ne kete pyetje: Qendrimi i fese islame ndaj sharjeve, personi qe indentifikohet si shares a lejohet te jet imam xhamie, mufti i nje muftinie ose kryetar i nje institucioni fetar? A lejohet qe muslimanet te udhehiqen nga nje njeri qe asgje nuk ka te perbashket me ahlakun e Muhamedit a.s?

Back to top button