Realizohet donacioni i “Foto Raabe”, shkollat fillore “Bashkimi” dhe “Goce Dellçev” pranuan pajisjet shkollore

Konform memorandumit për bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në koordinim me drejtuesit e Sektorit për Arsim në Komunën e Gostivarit, produksioni gjerman “Foto Raabe”, realizoi donacionet e parapara në dy shkollat fillore të qytetit, “Bashkimi” dhe “Goce Dellçev”.

Projekt-menaxheri për Maqedoni, Mazar Aburamani theksoi se marrëveshja bëhet realitet dhe se qëllimi kryesor i projektit ka qenë mbështetja për shkollat, duke shtuar se donacionet do të vijojnë edhe në shkollat e tjera të Komunës së Gostivarit.

Realizohet donacioni i “Foto Raabe”, shkollat fillore “Bashkimi” dhe “Goce Dellçev” pranuan pajisjet shkollore  (5)

“Fillimisht, fotografimi i nxënësve nga “Foto Raabe” është bërë duke u bazuar në memorandumin e nënshkruar ndërmjet kësaj kompanie dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë. U krijuan keqkuptime për projektin tonë. Ministria nuk mund të nënshkruajë memorandum me një produksion mafioz, ndërsa ne kemi ardhur hap pas hapi deri te shkollat. Projekti i tillë ka përfunduar dhe është realizuar edhe në komunën e Strugës. Për ne më rëndësi është që ky projekt të mos keqkuptohet nga prindërit se ne nuk bëjmë krim dhe më vjen keq që situata erdhi deri këtu. Kemi ardhur këtu me memorandum të nënshkruar, dhe drejtorët e kanë pranuar projektin, që në të njëjtën kohë është produksion dhe donacion nga “Foto Raabe”. Janë fotografuar nxënësit me qëllim krijimin e albumeve për çdo nxënës si fazë e parë e projektit. Por e potencoi që shitja dhe blerja e fotografive nga ana e nxënësve nuk është e obligueshme. Pavarësisht shitjes ose jo, ne donacionin e realizojmë, sepse qëllimi jonë ishte mbështetja për shkollat e Gostivarit dhe Maqedonisë”, tha projekt-menaxheri Mazar Aburamani.

Donacioni u mirëprit nga drejtorët e shkollave. Drejtori i SHF “Bashkimi”, Mersel Sadiku shprehu mirënjohje për drejtuesit e produksionit gjerman “Foto Raabe”, duke shtuar se ky donacion është më se i nevojshëm për shkollën që drejton.

Edhe drejtori i SHF “Goce Dellçev”, Sasho Sharevski potencoi se bashkëpunimi me produksionin gjerman “Foto Raabe”, ka qenë korrekt dhe në suaza të marrëveshjes, për të shtuar se keqkuptimet e krijuara rreth fotografimit të nxënësve për qëllime të tjera u treguan si të pasakta.

Pranim – dorëzimi i donacioneve në dy shkollat fillore të qytetit, u bë në prani të përfaqësuesve të Sektit të Arsimit në Komunën e Gostivarit, Nafije Zendeli – Ziberi dhe Sulltan Amiti.

Realizohet donacioni i “Foto Raabe”, shkollat fillore “Bashkimi” dhe “Goce Dellçev” pranuan pajisjet shkollore  (7)

Lajme të ngjashme

Back to top button