Policia ndalon nënën e Cristiano Ronaldo

Policia spanjolle ka konfiskuar 45.000 euro të nënës së Cristiano Ronaldo pasi ka tentuar të kalojë kufirin pa i deklaruar ato.

Dolores Aveir është ndaluar në aeroportin e Madridit dhe është detyruar të dorëzojë paratë pasi Rojet Civil zbuluan paratë në valixhen e saj.

Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, Dolores, e cila jeton mes Madeira dhe Madrid, i është konfiskuar kjo shumë parash pasi nuk ka treguar origjinën e vërtetë të këtyre parave.

Zonja Aveiro, e cila ndihmon Ronaldo-n në rritjen e djalit të tij 4-vjeç, raportohet të jetë lejuar të kalojë për në Portugali me shumën e mbetur prej 10.000 eurosh.

Lajme të ngjashme

Back to top button