Reali kërkon kthimin e Moratës

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafa Benitez po synon ta rikthej në klub Alvaro Moratan, i cili sezonin që sapo përfundoi shkëlqeu me Juventusin.

Por, reprezentuesi spanjoll ka bërë të ditur se deri më tani askush nuk e ka kontaktuar nga skuadra mbretërore.

“Askush nuk ka folur me mua për kthim prapa. Kjo është diçka që varet nga shumë njerëz”, ka deklaruar Morata për Cadena Ser.

Real Madridi e shiti Moratan vitin e kaluar te Juve për 22 milion euro, por mund ta rikthej lojtarin në Santiago Bernabeu, gjatë kësaj vere, për 30 milion euro.

Por, ekipi i Rafa Benitezit ka mundësi që edhe sezonin e ardhshëm ta rikthej lojtarin, por duhet t’i paguaj ekipit italian 35 milion euro.

Nëse klauzolë riblerjes, Madrid dhe lojtari kanë rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare me një pagë vjetor mbi 2.5 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button