Nëna e policit të arrestuar gjatë akcionit policor në Kumanovë me letër të hapur

Nëna e policit të arrestuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, ka kërkuar nga mediat që të ndikojnë dhe të lirohet djali i tyre që është në burg, sepse sipas saj djali është i pafajshëm.

Në vazhdim ju sjellim letrën e plotë të nënës së Afrim Sulejmanit, Emine Sulejmani.

Letër e hapur deri te gjithë ju mediume te Maqedonisë :

Duke iu  drejtuar juve mediume të Maqedonisë,  njëkohësisht me këtë letër  I drejtohem edhe kryetarit te shtetit Gjorgje Ivanov,  kryeministrit  Nikolla Gruevskit,  ministrit te punëve  te brendshme  Cavkov,  kryetarit te BDI-se Ali Ameti, PDSH-se Menduh Thaci  si dhe gjithë   njerëzve te mire  te këtij shteti.

Po ju drejtohem me këtë letër  unë  EMINE SULEJMANI, nënë e policit  AFRIM SULEJMANI  i cili u arrestua  me date 09 maj 2015 gjatë aksionit policor  ne lagjen  tone apo me saktë   dy rruge me lart se ku jetojmë ne si familje. Ju njoftoj se jam nënë edhe e djalit Taulantit ,  i cili është reprezentues  ne reprezentacionin e Maqedonisë ne futboll , ndërsa   para pak muajsh sapo filloi te luaj për ekipin e YONG BOYS ekip nga Berna e Zvicrës.

Ju njoftoj  se me datën e 09 majit djali im AFRIMI  se bashku me 20 anëtarë tjerë te tri familjeve ishte i ngujuar ne shtëpinë e axhës se vet  ne pamundësi dalje deri ne orët e vona të natës.

Ju njoftoj se si pjesëtar i MPB-se djali im asnjëherë te vetme nuk e ka thyer  kodeksin policor e as te ketë bere ndonjëherë ndonjë gabim  qe do te klasifikohet si diçka e rende  kundër shtetit te Maqedonisë. Njëkohësisht ju njoftoj se pikërisht nga familja jone  punojnë ne MPB  dhe ARM shumë djem te familjes.

Gjate aksionit policor   ku edhe rruga jone ishte e bllokuar  Afrimi  kërkoi ndihme  nga koleget e vet te cilët edhe janë përgjegjës te tij sepse po atë dite Afrimi duheshe te shkonte ne detyre . ne vendin e tij ne kufi te Tabanovces.

Afrimit iu urdhërua nga përgjegjësit e vet qe te mbetet ne shtëpi dhe te qëndroj ne shtëpi  deri sa te mbaroje aksioni policor për te mos pasur ndonjë pasoj te keqe rreth jetës se familjes dhe te vet Afrimit.

Te nderuar   djali im  I kaloi 30 dite  dhe  tani  iu vazhduan  edhe 30 dite paraburgim  e I cili po mbahet ne burg pa një fije te vogël faji, prandaj, mua nuk me mbet me kujt ti drejtohem si nene e Afrimit  dhe ju drejtova edhe juve qe te  JU LUS JUVE qe te ndikoni qe djali im te lirohet njëjtë sikur qe u liruar  te gjithë pjesëtarët tjerë te familjes te cilët edhe ato pa pik faji  u mbajtën  për 24 ore  ne stacionet policore te Shkupit fëmijët gratë e burrat.

Te nderuar  me gjithë respektin ndaj JUVE, po ua shkruaj këtë letër sepse çdo dite djali im po qëndron ne burgun e Shutkës po i privohet jeta e lire, jete qe i takon ta jetoj edhe ai, sepse është  pa faj .

Për fund  me dhimbje te madhe shpirtërore  pyes  veten  se si është e mundur AFRIMI  pra djali im,   qe nga një djalë  i qetë, i vyeshëm,  vital,  jo vetëm për veten po edhe për punën qe  bënte ne MPB-ne e R MAQEDONISE , pikërisht  po ai djali ndershëm  te behet për një sekondë KRIMINEL!!!

Respekt për gjithë  ju  njerëz te mire  !

JU LUTEM PER NDIHME !!!

Emine Sulejmani, rruga Abdulla Presheva nr 16 –Kumanove   09.06.2015

Lajme të ngjashme

Back to top button