Inspektorati i komunës së Tetovës vazhdoi me largimin e tezgave
Inspektorati i komunës së Tetovës ashtu si që u paralajmërua javën e kaluar, vazhdoi sot me aksionin e mënjanimit të tezgave të vendosura në sipërfaqet publike.
Lokacionet ku inspektorët u përqëndruan sot ishin Çarshia e Epërme dhe Rruga e Teleferikut, me ç’rast u mënjanuan shitësit që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në hapësira që janë të parapara për qarkullim të lirshëm të këmbësorëve.
Komuna e Tetovës paralajmëron të gjithe shitësit ambulantë që kryejnë veprimtari në hapësira publike, se ky aksion nuk do të jetë i natyrës ekspeditive, dhe i njëjti do të implementohet në vazhdimsi, deri në vendosjen definitive të rendit publik, kurse për personat të cilët nuk do ta respektojnë këtë vendim në praktikë nuk do të ketë aspak tolerance, dhe për të njëjtit do të pasojnë sanskione dhe gjoba rigoroze.