Mot me diell dhe i ngrohtë

­ Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësirë mesatare. Pasdite në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit do të jetë me vranësira mesatare dhe me reshje të shkurtra të shiut dhe bubullima.

Do të fryejë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 9 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 32 gradë Celsius, Edhe të mërkurën mot i ngjashëm.

Në viset jugore dhe pyjore do të ketë kushte për reshje lokale të shiut dhe bubullima. Të enjten në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut i përcjellur me bubullima. Të premten dhe gjatë fundjavës do të jetë kryesisht stabil me rritje të temperaturave ditore.

Lajme të ngjashme

Back to top button