Gashi i treti pas Ronaldos e Messit

Cristiano Ronaldo është fitues i Këpucës së Artë për këtë edicion, duke vënë rekord, pasi që e fiton për të katërtën herë në karrierë.
Portugezi e mbylli sezonin me 48 gola në La Liga.

Në listën prej 30 pretendentëve për të fituar Këpucën e Artë këtë edicion, ishte edhe anëtari i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, që me Baselin në Zvicër, ka realizuar 22 gola, duke u renditur i 27-ti.

Sa për krahasim: Ronaldo me 48 gola ka 96 pikë, Mesi që është në vendin e dytë, me 43 gola ka 86 pikë ndërsa i treti Aguero nga Manchester City me 26 gola është vlerësuar me 52 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button