Shqiptarët të marrin aq sa paguajnë në buxhet

Sonja Kramarska, kolumnë- “JO-ja e dytë e BDI-së”,Utrinski Vesnik

Kostoja politike e Ali Ahmetit dhe e kolegëve të tij partiakë është kërcim para inflacionit për të cilin VMRO -DPMNE-ja ende nuk ka përgjigje. Reagimete mocionale të ministrave dhe të deputetëve të BDI-së gjatë luftës tregtare me Kosovën, kanë treguar se Gruevski nuk do të mundet edhe gjatë të mbështetet mbi to.

Darko Janevski, kolumnë- “kartëmonedhat buxhetore të Ahmetit dhe të Thaçit”, Dnevnik

Kush sa kontribuon në mbushjen e buxhetit? Si do ta përcaktojmë këtë? Ndoshta shqiptarët e Maqedonisë nuk dëshirojnë të marrin më shumë se a jo që paguajnë. Ata janë, apo jo, popull krenar dhe nuk duan mëshirë. Dhe po aty do të përfundoheshte përralla nëse ata e mbushnin buxhetin.

Kire Naumov, kolumnë – “Ura e Gurrit– simboli i shkëmbimit ‘ushqim për liri’”, Utrinski Vesnik

Zgjidhje afat-shkurtër:Voto për qeverinë dhe merr para, punë, privilegje. Gjindu që të mbijetosh.

Goran Mihajlovski, kolumnë- “Vjen dimri”,Vest

Gruevski kishte nevojë për kohë, por në qeveri erdhi me një ide. Dhe tani aq ka marrë forcë, që projekti i tij kryesor është se si ta ndajë dhe pakësojë opozitën. Dhe ia del. Për shkak se VMRO –DPMNE-ja është më shumë e brengosur për LSDM-në, se që vet anëtarët e LSDM-së kujdesen për LSDM-në.

Biljana Sekullovska, kolumnë -“Vdekja e papës”, Vest

Çfarë mund të thotë gjykimi i fundit që dha ministresha Gordana Jankullovska, kinse Sllavko Janevski dhe Tome Serafimovski nuk janë identiteti maqedonas? Ta shohim se si Merkel reagoi ndaj vdekjes së papës së letërsisë gjermane Reich – Ranicki: “Ne kemi humbur një njeri i cili ishte mik i pakrahasueshëm i letërsisë, por edhe i lirisë dhe i demokracisë”.

Vllado Buçkovski, kolumnë- “Koha është për konkurrencë më të madhe partiake”, Dnevnik

Unë jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat pres që të ndodhin në pranverë, së bashku me ato presidenciale, një rol kyç të kenë partitë e reja që po vijnë.

Vllatko Gjorçev, kolumnë – ” Pse LSDM-ja aq shumë e urren Gruevskin”, Dnevnik

E urrejnë për shkak të rezistencës ndaj aferave, shpifjeve dhe kritikave të tyre.Nuk ka send që nuk e kanë thënë kundër tij. Shpifje, ngacmime, tallje, e përqeshnin.Por, ia kishin zilinë.

Ognen Maleski, kolumnë- “Ajo po ajo ” (“Ajo – dhe prap – ajo”), Utrinski Vesnik

Nëse do të vareshte nga vullneti politik në Shkup dhe në Athinë, që vetë, përmes dialogut ta zgjidhnin kontestin, atëherë skepticizmi në lidhje me rezultatin e mundshëm pozitiv do të ishte më se i justifikuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button