Si të mbroheni nga temperaturat e larta?

​Mënyra më e mirë e parandalimit është qëndrimi brenda ambienteve të shtëpisë gjatë orëve të pikut, veshja e rrobave të lehta kryesisht të pambukta dhe ngjyra të hapura.

Nuk duhen konsumuar lëngje të ftohta në sasi të mëdha. Fëmijët nuk duhen lënë asnjë moment në makina të parkuara në ambient të ekspozuar ndaj diellit, transmeton Klan Kosova.

Në rast të temperaturës së lartë reduktoni kaloritë e tepërta me ç’rast duhet rritur masa e lëngjeve me temperaturë ambienti dhe gjithashtu duhet të konsumohen frutat e perimet.

Asnjëherë mos harroni se pavarësisht se e keni lënë pas periudhën pranverore të alergjisë, mos harroni të merrni me vete barnat përkatëse. Nuk i dihet asnjëherë, veçanërisht nëse pushimet po i kaloni pranë një vendi me shume lule dhe pemë.

Në det rrezikshmëri për alergjikët përben peshku. Në këtë rast problemet më të shpeshta janë ato në rrugët e frymëmarrjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button