Kërcimi, shkenca ndihmon në përmirësim

Kërcimtarët në Poloni janë duke marrë pjesë në një projekt kërkimor për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë presionin dhe sforcimin e përjetuar nga trupat e performuesve gjatë kërcimit.

Në Universitetin e Teknologjisë Silesian, një kostum special është zhvilluar, një kostum fillestar për kapjen e lëvizjeve i përbërë i gjithi nga sensorë.

Kërcimtarët klasikë vendosin shumë presion në kyce dhe kocka me forcën e reagimit vertikale nga toka e cila arrin deri në dhjetë herë peshën e kërcimtarit.

Robert Michnik është pjesë e skuadrës kërkimore. ‘Ne kemi planifikuar tashmë një model matematik, i cili lejon përllogaritjen e forcave të gjeneruara nga muskujt dhe na lejon ne të tregojmë reagimin në kyce. Këto rezultate, të cilat ne i marrim nga këto matje eksperimentale, do të përdoren gjithashtu, për të vendosur simulime numerike mbi drejtimin që pesha merr në kyce dhe forcat e gjeneruara nga muskujt.’

Kërkuesit ishin të ndërgjegjshëm se trupi i një kërcimtari pësonte sforcime të mëdha përpara se projekti të fillone por u mrekulluan nga rezultatet dhe barra e vendosur në kycet dhe kockat e performuesve.

Pitor Ozga është një kërcimtar që po merr pjesë në kërkim. ‘Studimi më bëri të kuptoj se kërcimi do shumë përpjekje. Trupi jonë është shumë i rëndë. Unë nuk e kisha kuptuar se kycet e mija do të mbanin kaq shumë peshë.’

Studimi do të ndihmojë kërcimtarët të performojnë në një mënyrë më të sigurtë përmes identifikimit të mënyrës optimale për të lëvizur duke reduktuar rrezikun e dëmtimit dhe osteoporosis.

Lajme të ngjashme

Back to top button